137
John Legend është një nga artistët e preferuar botëror.
Ai po ashtu njihet edhe si një bashkëshort dhe baba i mirë e shembullor.
Së fundmi, ai ka folur për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Chrissy Teigen dhe nisjen e lidhjes së tyre.
“Unë isha njeri më egoist atëherë. Unë nuk isha një partner i shkëlqyeshëm në fillim të marrëdhënies sonë. Isha në mesin e të 20-ave, ende jo gati për të qenë plotësisht partner i përkushtuar që jam tani”-u shpreh John.