Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Johnson kërkon falje, pasi i krahasoi gratë me burka me plaçkitësit e bankave

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kërkuar falje për komentet e tij rreth grave myslimane me burka dhe për dështimin e partisë së tij për ta luftuar islamofobinë.

Mbi artikull

Disa dëshmitarë thanë për një hetim të pavarur se krahasimi që britaniku Johnson kishte bërë mes grave që përdorin burka dhe plaçkitësve të bankave ka qenë diskriminues dhe i papranueshëm, shkruan Independent.

Vetë kryeministri Johnson kërkoi falje për ata që mund të jenë ndier të fyer nga komentet e tij rreth grave myslimane. Komentet e tij erdhën pas publikimit të një raporti rreth trajtimit të islamofobisë në Partinë Konservatore në pushtet.

“E di se dikush është ndier i fyer nga ato që kam thënë, që njerëzit presin që një person në pozitën time t’i bëjë gjërat në mënyrën e duhur, por në gazetari duhet ta përdorni gjuhën në mënyrë të lirshme. Mua sigurisht se më vjen keq për fyerjen që është perceptuar. A do të përdorja ndonjë pjesë të gjuhës sime fyese nga shkrimet e mia të kaluara sot? Tash që jam kryeministër, jo”, deklaroi Johnson.

Moneytizer Paragrafi 4

Hetimi brenda Partisë Konservatore e kritikoi partinë në pushtet për dështim në hetimin e duhur të racizmit. Dy të tretat e ankesave ishin të lidhura me diskriminimin ndaj myslimanëve, por procesi i trajtimit të kritikave nuk ishte i përshtatshëm për t’u marrë me to, thuhet në hulumtim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/