Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jonida Maliqi në një romancë me Alesio Aliajn? Modeli ‘trazon’ rrjetin

nga Revista Kosovarja

Alessio Alia solli sërish në vëmendje raportin e tij me Jonida Maliqin. Komentet e tij për këngëtaren dhe reagimi ndaj një videoje nga “Big Brother VIP” krijuan dyshime për natyrën e marrëdhënies mes tyre.

Mbi artikull

Alesio trazoi ujërat edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, duke lënë vend për shumë aludime rreth raportit me Jonidën.

Shkëndija e parë nisi brenda shtëpisë, kur gjatë transmetimit të këngës së Jonidës në sfond, Alessio u pa dukshëm i emocionuar.

“Oh, kënga që i kam bërë unë Jonidës. Jam dhe në klip,” – u shpreh ai brenda shtëpisë. Madje, kur Miri e pyeti “Pse e do kaq shumë?”, Alessio dha një përgjigje enigmatike: “Nuk e di. S’e di as vetë.”

Moneytizer Paragrafi 4

I vënë përballë këtij klipi në studio, Alessio u përpoq ta mbante bisedën në rrafshin profesional, duke shpjeguar se ajo është pjesë e kompanisë së tij. Por, fraza e tij e mbylljes ndezi sërish dyshimet.

“Këtë këngë e kemi bërë me Jonidën, se ajo është në kompaninë time… Çdo gjë tjetër ngelet histori,” – deklaroi ai.

Kjo frazë nuk i shpëtoi moderatores Rudina Dembacaj në ‘Goca dhe Gra’, e cila e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur ndonjë histori dashurie mes tyre.

Alessio zgjodhi të mos përgjigjej me fjalë, por vetëm qeshi, duke e evituar mohimin kategorik.

“Është një nga femrat më të forta që kam njohur në jetën time dhe e respektoj shumë,” – e mbylli ai, duke lënë gjithçka në mister./PAMFLETI

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]