Jonida Vokshi sot (e shtunë) ka një arsye për të festuar.
Ajo është një aktore mjaft e suksesshme dhe prezantuese e dashur nga publiku, shkruan “Kosovarja”.
Në qershor të vitit të kaluar Jonida dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë të një vajze, që e quajtën Emi.
Jonida sot ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku ka falenderuar të gjithë ata që e uruan me rastin e ditëlindjes së 35-të të saj.
“Jam e bekuar per lumturine qe me keni dhene sot me urimet tuaja🙏🏻🤍” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Vitet po kalojnë e po shtohen, por Jonida po vazhdon të jetë në top-formë edhe pas lindjes së vajzës, ajo shumë shpejt ka arritur të kthejë linjat e saj trupore.
E kush nuk do të donte të zbukurohej nga viti në vit./Kosovarja/