Prezantuesja nga Shqipëria Jonida Vokshi, për vite me radhë e komentuar si mikja dhe sozia e këngëtares Elvana Gjata, ka vite që jeton mes Prishtinës dhe Tiranës.
Siç dihet, ajo është e martuar me aktorin kosovar Besnik Krapin, me të cilin ka luajtur në serialin “O sa mirë”.
Aktualisht Jonida është e angazhuar si prezantuese e “Big Brother VIP Kosova”, ku po prezanton përkrahë Alaudin Hamitit, shkruan “Kosovarja”.
Siç kuptojmë, gjatë spektaklit të së hënës Jonida paska qenë me ethe e temperaturë, gjendje kjo që po vazhdon edhe më tej.
Vokshi ka thënë në Instastory se kjo gjendje po bëhet e padurueshme.