Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jonida Vokshi tregon vështirësitë në çift

nga Revista Kosovarja

Jonida Vokshi është një nga personazhet publikë më të dashur të showbiz-it shqiptar.

Mbi artikull

Bukuroshja është bërë pjesë e ekranit në një moshë shumë të re dhe duhet thënë se është ndër vajzat e televizionit që nuk ka prekur asgjë në portret që nga fillimi i karrierës. Jo më kot është cilësuar si një nga moderatoret e aktoret më simpatike dhe vazhdon ende të mbajë këtë titull që është bërë nënë e një vajze.

Ajo dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, dhe janë prindër të një vajze të quajtur Emi, me fotot e së cilës na ëmbëlsojnë herë pas here.
Mirëpo dhe ata si çdo çift kanë pasur periudhat e tyre të vështira, gjë të cilën Jonida e ka treguar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”.

“Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim”, tha Jonida.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndër të tjera ajo tregoi se përpara se të njihte Besnikun, nuk mendonte asnjëherë se do kishte një lidhje në distancë, të cilën e refuzonte gjithmonë.

Mirëpo fati asnjëherë nuk do t’ia dijë dhe ja ku janë të dy më të lumtur se asnjëherë pasi në familjen e tyre ka ardhur një bekim me emrin Emi.