Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Jozi harron Loredanen, shfaqet krahë kësaj femre

nga Revista Kosovarja

Pasi konfirmoi në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare që nuk është pjesë e ekranit, Jozefin Marku duket se nuk ka mundur ta mbante plotësisht të fshehtë jetën e tij sentimentale.

Mbi artikull

Së fundmi, ai ndau në Instagram një foto nga një ndeshje padeli, ku shfaqej me një vajzë – por pa zbuluar fytyrën e saj.

Megjithatë, nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve dhe burimeve tona faktin që bëhej fjalë pikërisht për të njëjtën vajzë që pak ditë më parë e kishte përqafuar në një koncert: Xhoana Toshi.

Emri i saj është përfolur edhe më herët në rrjet për lidhjen e mundshme me Jozin, por tashmë gjithçka duket se po merr formë. Në imazhin ku ata ndajnë raketat dhe topat e padelit, Jozi shkroi: “We ♥ Padel”, një postim që mori menjëherë vëmendje dhe që tashmë merr kuptim të ri.

Ende nuk dihet saktësisht çfarë i lidh të dy, por sinjalet janë të qarta: kemi të bëjmë me më shumë se një shoqëri të thjeshtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]