Ah sa shumë kishit menduar për këtë ditë! Më në fund erdhi! Jeni ju të dy, një shtëpi e re, shumë ëndrra dhe plot kujtime për t’u krijuar.
Ok, është momenti për t’u kthyer pak më këmbë në tokë e për ta parë realitetin drejt e në sy. Eshtë një shtëpi e re, me shumë gjasa bosh dhe ka nevojë për shumë, shumë gjëra që të marrë formën e një shtëpie siç e imagjinojmë të gjithë. Të gjithë e dimë ç’rrugëtim është plotësimi i detajeve brenda një shtëpie të re, aq më tepër kur nis të bashkëjetosh dhe të duhet të zgjidhësh gjithçka vetë.
Na lini t’ju themi një sekret. Të gjithë historitë më të bukura brenda një shtëpie nisin nga kuzhina, prandaj fokusohuni aty. Një kuzhinë e plotë, është një shtëpi e plotë, por si mund ta bëni të tillë pa u menduar gjatë për kuletën?
Prandaj jemi ne këtu për t’ju treguar rreth Schafer! Me siguri keni dëgjuar për markën e famshme gjermani që ndodhet tek Pajtoni, por ajo që mbase s’dini janë uljet që do të gjeni aty përgjatë këtij muaji. Vetëm me një xhiro përreth dyqanit do kuptoni që s’behet fjalë për vetëm thjesht një markë më shumë, por për një vend që të shton dashurinë për shtëpinë.