Justin Bieber ka treguar aftësitë në grim, teksa tentoi t’ia bënte grimin gruas Hailey gjatë karantinës.
Hailey Bieber ka sfiluar për brendet Moschino, Guess dhe Tommy Hilfiger, shkruan DailyMail.
Por, modelja nuk po kalon shumë kohë me skuadrën e saj të glamit, ndërsa qëndron e izoluar bashkë me burrin e saj, Justin Bieber.
Në episodin e fundit të serive të videove në Facebook “Wath The Biebers on Watch”, ajo lejoi partnerin t’ia bënte grimin.
Justin, 26 vjeç, tha “Do të rrihemi. Unë do ta bëj grimin e kësaj zonje, me siguri do ta bëj të duket zonja më e bukur në botë, sinqerisht”.
Ai thoshte se nuk e ka as idenë se nga t’ia fillojë, por e udhëzonte Hailey gjatë procesit.
Këngëtari me origjinë kanadeze i tha asaj: ‘Unë dua që ti të dukesh mirë. Nuk po mundohem t’ju bëj të dukeni si klloun. ‘
Ndërsa, rezultati përfundimtar i pëlqeu modeles, e cila duke bërë shaka i tha se po bëhet grimer.