Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Justin Bieber e zuri gjumi gjatë performancës së Frank Ocean në Coachella?

nga Revista Kosovarja

Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën Justin Bieber shihet me sy mbyllur në mes të një turme në Coachella, duke dëgjuar performancën e Frank Ocean dhe në video thuhet se këngëtarin e kishte “zënë gjumi”.

Mbi artikull

Menjëherë nisën komentet: “Çojeni në krevat”, “Po mediton”, “Jam i bindur që shumë të tjerë fjetën”, etj.

Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm njerëzish thanë se Justin po ndiente muzikën dhe po përqendrohej në performancën e Frank Ocean, i cili ngjitej sërish në skenë pas 6 viteve mungesë.

Gjithashtu, Justin bëri edhe një postim në Instagram, duke mbrojtur performancën e Frank, pas kritikave të shumta që mori nga pjesëmarrësit në Coachella për faktin që u ngjit vonë (pothuajse 1 orë me vonesë) dhe zbriti shpejt nga skena, shumë herë nuk këndoi live, i ktheu shpinën turmës, si dhe nuk këndoi këngët e preferuara të fansave.

Moneytizer Paragrafi 4

Njerëzit thanë se u zhgënjyen nga performanca e shumëpritur dhe menjëherë, Justin postoi një kolazh me fotot e performancës dhe shkroi: “U mahnita nga performanca e Frank Ocean në Coachella. Arti i tij është thjesht i pakrahasueshëm, stili, shija, zëri, vëmendja ndaj detajeve…U frymëzova shumë. Më bëri të dua të eci përpara dhe të bëhem një artist më i mirë. Ai vazhdon të vendosë standarde të larta dhe më dhuroi një natë që s’do ta harroj kurrë! Faleminderit, Frank”, shkroi këngëtari.

@pineappleonpisa

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]