fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Jusuf Gërvalla i kēndonte nënës: Sa fort më mundon vetmia, o nanë

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

I lindur në Pejë, Gërvalla ndërroi jetë në Gjermani në vitin 1982.

Ai njihet si këngëtar dhe bashkë me Bardhosh Gërvallën na lanë disa melodi e këngë të cilat e bëjnë të pavdekshëm talentin dhe zërin e këtij njeriu.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. “Ora”, Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të “lapidaristëve” të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Sonte po ju sjellim këngën kur Jusufi i këndonte mallit për nënën.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Sa fort më mundon
Vetmia, o nanë
E votrën braktisa një ditë
N’vendlindje ështe vjeshtë
Tani është vonë
Më presin të korrat e brengat

N’mendime më ke tretur
Tani, o nanë
Për birin që të la në vetmi
Shikimi përhera kah dera përgjon
Trokitje të lehta dëshiron.

Kthehu shpejt më ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin shokët një varr nën bli
Porositë e babit tënd

Kaluan pranvera e vjeshta o nanë
Që kur ti e ndjell veç një kthim
Nëse vetë nuk do të mundem
Do i them birit tim
Në vendlindje le të shtrojë çdo gëzim

Të lutem jeto me shpresa o nanë
Se dikush një ditë do të trokllojë
Në atë vatër ku së pari zëri im jehoi
Andej nipat do të ngrejnë shtëpinë.

Etiketa: Jusuf Gervalla

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Gjilanasi i dehur nuk i bindet policisë, pamje nga vendi i ngjarjes

17 minuta më parë
Aktuale

Ky është 31 vjeçari që vdiq në Rrugën e Kombit

31 minuta më parë
Aktuale

Visar Duriqi konfirmon se ka arritur t’i therë me thikë personat që e kanë sulmuar

34 minuta më parë
Aktuale

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një person

55 minuta më parë
Aktuale

Me këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

1 orë më parë
Aktuale

Varianti i tmerrshëm kalifornian i Covid 19 është 11 herë më vdekjeprurës

2 orë më parë
Postimi tjetër

Ermira e bën torten me fytyrën e burrit dhe djalit

Ja pse ju ndodh ta ndëgjoni një zhurmë në veshët tuaj

Njihuni me veçoritë që karakterizojnë shenjat e Horoskopit

TË FUNDIT

Edhe një tjetër konkurrent në “Për’puthen” është në lidhje jashtë emisionit

4 minuta më parë

Sa bukur duken Meda e Lulja në Stamboll

14 minuta më parë

Rrahje në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë

15 minuta më parë

Gjilanasi i dehur nuk i bindet policisë, pamje nga vendi i ngjarjes

17 minuta më parë

Ky është 31 vjeçari që vdiq në Rrugën e Kombit

31 minuta më parë

Visar Duriqi konfirmon se ka arritur t’i therë me thikë personat që e kanë sulmuar

34 minuta më parë

MË TË LEXUARAT

Mes dëshmive për njerëz që kanë jetuar për 150 vjet. Ku qëndron sekreti?

Këso të pasme si të Beyoncit rrallë që shihni

Ardit Gjebrea e mundi koronavirusin

Gurabijet me 4 përbërës që iu shkrifen në gojë

A do të marrë pjesë në dasmën e Teas dhe Beartit? përgjigjet Arjan Konomi

Dy çanta me plot para ju kapen të arrestuarve në Ministrinë e Bujqësisë

Kjo çfarë po i bënë Mozziku të bijes është e rrezikshme

Forma e syve zbulon karakterin tuaj

Dorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 23-vjeçarit në Mitrovicë

Zgjedhni njërën flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]ovarja-ks.com
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci