Kastriot Lleshi, apo siç e njohim të gjithë me epitetin artistik, Kaci, është njëri nga frizerët më të njohur në vend të cilin mund ta gjeni tashmë në lokacionin e ri, përballë Hotel Emerald në Prishtinë.
Puna e veçantë dhe tejet kreative e frizerit të njohur Kaci, është vulë në stajlingun vendor të të dukurit bukur.
Kaci me një përvojë të dëshmuar tashmë në fushën e tij, nuk ndalon së befasuari me magjinë e kreativitetit në stilet unike të flokëve që vetëm dora e tij i bën më së miri.
Duke shfrytëzuar imagjinatën e tij të mprehtë, Kaci tashmë prej vitesh njihet edhe si frizeri i aktoreve dhe këngëtareve tona, të cilat pa asnjë hezitim i binden këshillave të tij profesionale në realizmin e stileve të ndryshme dhe ngjyrave mbresëlënëse të flokëve.
Nëse adhuroni freskinë dhe modelin e duhur të flokëve, atëherë ne kemi adresën e duhur për ju – Kaci Lleshi!
Shikoni më shumë detaje edhe në profilin zyrtar të artistit në Instagram
@kacilleshi