Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kaderi flet për dhimbjen e ndarjes

nga Revista Kosovarja

Kader Kicaj, ka bërë postimin e parë pak ditë pasi njoftoi ndarjen nga Lumbardhi.

Në një foto të sajën në Instastory, ish-banorja e Big Brother Vip Kosova shkruan: “Një dhimbje me fund është më mirë se një dhimbje pa fund”

Shënim i cili interpretohet si një mesazh për ish të dashurin, fituesin e BBVK2 Lumbardh Saliun.

Nga ky i fundit nuk ka ende asnjë reagim, ndërsa theksojmë se dyshja kanë fshirë çdo postim me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se pak ditë më parë Kader Kicaj bëri një postim të papritur ku shkruante se ajo dhe Lumbardhi nuk do të vazhdojnë të jenë më bashkë.

E prekur, Kader zgjodhi të mos jepte detaje, por në një postim të bërë më parë të cilin më pas e fshiu, ajo pretendonte se lidhja e tyre përfundoi në këtë pikë pasi zbuloi se Lumbardhi e kishte tradhtuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]