Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kafe apo çaj në mëngjes? Cila është më e shëndetshme

nga Revista Kosovarja

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm.

Marrja e kafesë në mëngjes ofron një sërë përfitimesh përveç faktit që bën të ndiheni energjik.

Kafeja përmban shumë përbërës dhe antioksidantë që stimulojnë shëndetin.

Nëse qëllimi juaj është një zorrë e shëndetshme, atëherë mund ta zëvendësoni kafen me një filxhan çaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Si ndikon çaji në zorrë

Nëse provoni çajin jeshil ose xhenxhefili, do të jeni në gjendje të korrni përfitimet shëndetësore që shkojnë përtej kafesë.
Për shembull, gjethet e çajit jeshil përmbajnë antioksidantin L-theanine, për të cilin hulumtimet kanë treguar se mund të ketë veti neuro-protektive, duke reduktuar rrezikun e demencës dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e kujtesës, vëmendjes dhe funksionit ekzekutiv.

Dhe ndërsa kafeja është gjithashtu e pasur me antioksidantë, ajo nuk përmban L-theanine.

Përveç kësaj, çaji i xhenxhefilit mund të ketë një efekt veçanërisht qetësues në zorrët tuaja. Xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e dispepsit, kështu që një filxhan çaj xhenxhefili mund të ketë një efekt qetësues për gazrat, sindromën e zorrës së irrituar dhe shqetësimin e përgjithshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]