fbpx

Kafshët shtëpiake që ua panë sherrin njerëzve

nga Revista Kosovarja

Pandemia Covid-19 ,ka zbuluar për herë të parë, se kafshët shtëpiake ua shohin sherrin njerëzve.

Ndërkohë që hulumtimet infektologjike, nuk kanë dhënë më shumë detaje se çfarë duhet bërë me kafshët shtëpiake, të cilat janë infektuar nga njerëzit.

Në SHBA, po ndodh një mrekulli. Shkollat për ushtrimin e qenve, po i dresojnë qentë që përmes nuhatjes ta zbulojnë virusin Covid-19. Ata nuhasin në hekur dhe çdo kund ku ka pjesë metalike që ruajnë për më gjatë këtë virus, dhe nëse virusi gjendet diku, ata e zbulojnë e pas zbulimit pason dezinfektimi.

Megjithatë , në Belgjikë, ka ndodhur edhe infektimi i parë I një maceje që është infektuar nga pronarët.
Një rast i ri infektimi i një maceje tjetër, ka ndodhur dje në Paris, ku raportohet se macja në Francë ka mundësi të mos jetë e vetmja që është infektuar.

Nuk janë dhënë detaje se çfarë do të ndodh me macet e infektuara.Nëse do të trajtohen ato, nëse do të të lihen ashtu, apo nëse macet nuk mund t’i vret virusi?

Edhe një qen është infektuar në SHBA, kanë thënë para ca ditësh mediet atje. Një qen shtëpiak , është infektuar pasi kishte lëpirë pjatat ku kanë ngrënë pronarët. Se, po ndryshon bota, kjo nuk do koment.

Deri tani,njerëzit kanë investuar shumë në kafshët shtëpiake, duke u përkujdesur me veterinën që prej tyre të mos rrjedhin sëmundje dhe infeksione. Tani ligjet po ndryshojnë: Njerëzit mund të jenë infektuesit e kafshëve.
Dallimi ende qëndron në faktin e vetëm, se qentë dhe macet nuk e dinë që mund të infektohen nga pronarët e zotërinjtë e tyre. S. Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]