Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kaitlynn Carter bëhet nënë për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Ylli i famshëm, Kaitlynn Carter, është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka mirëpritur fëmijën e dytë, një vajzë, me Kristopher Brock.

Carter njoftoi lajmin e bukur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram të premten.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo ndau një sërë fotografish nga dita e lindjes, duke përfshirë dhe një foto bardh e zi të Brock duke mbajtur vajzën e tyre.

Çifti megjithatë nuk e zbuluan emrin e vajzës së tyre.

Blogerja u bë nënë për herë të parë në shtator të vitit 2021, ku ajo dhe Brock mirëpritën djalin e tyre tashmë njëvjeçar, Rowan.

Stilisti është edhe babai i djalit, Charlie, nga një lidhje e mëparshme me Laura Vassar.

Brock filloi të takohej me Carter në vitin 2020.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]