Donjeta Kosumi, në publik e njohur me nofkën Kallashi, është vallëtare e klubeve të natës, prej vitesh aktive në këtë industri, shkruan “Kosovarja”.
Kallashi, që shumë shpesh është diksutuar në mediat shqiptare për punën, jetën dhe përfshirjen në shumë histori, pati një kohë heshtje.
Por, ajo është gati për të bërë serish zhurmë, e madje si gjithmonë po ia del, pasi po tërheq vëmendje rreth vetës me poza dhe mbishkrime në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Kallashi ka hapitur me postimin e fundit, ku thuhet se ajo është e ftuara e radhës e Gjykatës Speciale, madje ajo ka lënë edhe disa foto ku shihet e shoqëruar nga forcat policore.