Prezantuesja televizive Kaltrina Mikushnica prej kohësh nuk është parë me projekte të reja në ekran. Megjithatë, ajo mbetet aktive në rrjete sociale, ku ndan herë pas here momente nga jeta personale dhe profesionale, shkruan “Kosovarja”.
Kaltrina ka qenë gjithmonë e hapur për publikun sa i përket familjes së saj. Së fundi, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet përkrah bashkëshortit të saj, mjek pediatër, dhe dy vajzave të tyre.
Në imazhet e ndara, vajzat duken tashmë të rritura, ndërsa familja shfaqet e bashkuar.
Postimet kanë rikthyer vëmendjen te prezantuesja, e cila vazhdon të ruajë lidhjen me publikun përmes rrjeteve sociale.

