U përpoq shumë që të bëhej këngëtare e njohur dhe ia doli, ani pse jo pa punë, mund e shumë angazhim, shkruan “Kosovarja”.
Kaltrina Selimi impaktin e vërtet publik e kishte kur u bë pjesë e bendit “Hana Band” dhe u vendos në qendër të vëmendjes me këngë të bukura e ritmike.
Pas një suksesi të konsiderueshëm me bendin, ajo u nda për të kënduat si solo këngëtare, ku suksesi nuk i mungoj.
Vite më pas, këngëtarja nisi me muzikë popullore dhe sot interesi i saj kryesor janë dasmat e ahengjet, për çka e ka lënë numrin e saj në rrjete sociale për rezervim, shkruan “Kosovarja”.