fbpx

Kam bërë mëkate. Si ta pastroj veten prej tyre?

nga Revista Kosovarja

Përshëndetje zonjë e nderuar, jam një burrë, 67- vjeçar, kam jetuar dhe punuar jashtë vendit, e tash jam në pension.

Një kohë të gjatë nuk kam qenë në shtëpi, te familja në vendlindje. Kam nevojë të bëj diçka për ta pastruar veten nga gabimet që kam bërë…

I kam edhe disa borxhe dhe dua të di mënyrën qysh do të pastrohem ndaj tyre?

Si mund ta kryej këtë borxh ndaj Allahut xh. h. dhe të jem i pastër për botën tjetër?
“I huaji”

Përgjigje:
Çdo njeri gabon dhe vetëm Allahu xh. h. është i pagabueshëm. Megjithatë, pyetja juaj është konkrete dhe fjala e pejgamberit, në transmetim të Abu Bekrit, precizon se gjynahtari, njeriu që ia merr mendja se ka bërë gabime, në kërkim të faljes si njeri i penduar, duhet të bëjë këto veprime për t’u pastruar:

Të merr abdes dhe të falë, së paku, dy regate. Dhe, pasi i falë ato, i kërkon Allahut xh. h. mëshirim dhe falje.

Mëshirimi nuk do të mungojë nga i gjithëmëshirshmi, sepse çdo gabim që sjellë pendim do të thotë mospërsëritje e gabimit.

Ju e keni thënë edhe fjalën “borxh” në letrën tuaj dhe nëse ai është borxh material, duhet ta ktheni atë me dorën tuaj, duke kërkuar falje për vonesë.

Ose, nëse nuk keni mundësi ta ktheni atë borxh, duhet ta leni amanet që ai të kthehet kur të jetë mundësia.

Ai që nuk ka pasur mundësi ta kthejë borxhin në kohën e duhur, e tregon pastërtinë shpirtërore duke e kthyer atë posa t’i ketë mundësitë.

Dhe, nëse e bën këtë gjest, ai do të tregohet se nuk e ka dashur të huajën, por nuk ka pasur mundësi ta kthejë borxhin me kohë.

Në këtë rast, edhe atë do ta falë Allah xh. h., sepse i ka ndenjur besnik parimit të nderit njerëzor dhe obligimit të islamit, që të jetojë me nderë, sipas rregullit që përcakton Kurani i madhërishëm.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]