Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Kam marrë kërcënime”, këngëtarja e njohur flet për kthimin e saj te feja

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Shkëndije Muja ka folur hapur për vendimin e saj për t’u larguar nga muzika dhe për t’iu rikthyer besimit në Zot. Në një intervistë për Dita Jonë në A2 CNN, ajo tregoi se ky ndryshim ka qenë një hap vendimtar në jetën e saj.

Mbi artikull

“Kam pasur sfida, por Zoti është gjithmonë në anën e besimtarëve dhe ua lehtëson rrugën. Ai që mbështetet te Zoti do të jetë gjithmonë triumfues,” – u shpreh këngëtarja.

Muja pranoi se përveç paragjykimeve, është përballur edhe me kërcënime për shkak të mesazheve të saj të lidhura me besimin.

“Ka pasur kërcënime që të ndalem, të mos përçoj mesazhe të tilla, të mos kem influencë te rinia, por kjo më ka bërë të jem edhe më e vendosur,” – tha ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Pavarësisht sfidave, këngëtarja theksoi se nuk do të ndalet në përhapjen e mesazheve që sipas saj sjellin paqe dhe forcë tek të rinjtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]