Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe: Kërkon shkarkimin e saj

nga Revista Kosovarja

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të bërë nga ministrja për Pushtetin Lokal, Snežana Paunović, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe skandaloze.

Mbi artikull

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka theksuar se deklaratat e tilla tregojnë vazhdimësinë e një mendësie të rrezikshme politike në Serbi.

“Deklarata e Ministres për Pushtetin Lokal, Snežana Paunović, se po të ishte në vend të Slobodan Miloševićit do ta spastronte etnikisht Kosovën, është skandaloze, e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka bërë të ditur se për këtë çështje u është drejtuar me një shkresë zyrtare ambasadave ndërkombëtare në Beograd, duke kërkuar reagim ndaj deklaratës së ministres.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, një deklaratë e tillë nuk është e izoluar, por pasojë e, siç e quan ai, mohimit sistematik të krimeve të luftës dhe revizionizmit historik.

Kamberi ka ngritur shqetësimin edhe për sigurinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se deklarata të tilla nga zyrtarë shtetërorë rrisin ndjenjën e pasigurisë te komunitetet pakicë.

“Kur një anëtar i Qeverisë flet për spastrim etnik, pjesëtarët e komuniteteve pakicë me të drejtë shtrojnë pyetjen se çfarë sigurie mund të presin nga këto institucione”, ka theksuar ai.

Në fund, deputeti shqiptar ka paralajmëruar se do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e ministres në Parlamentin e Serbisë, duke shtuar se çdo mungesë reagimi do të interpretohet si miratim i deklaratës nga ana e Qeverisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k