Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kamionë me mjete të blinduara luftarake futen në Kosovë nën përcjelljen e KFOR-it

nga Revista Kosovarja

Mjete të rënda ushtarake të ngarkuara në kamionë nën përcjelljen e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë teksa kanë hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Mbi artikull

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga Prizreni, saktësisht rruga e Kukësit, duke u transportuar këto mjete.

Para dhe pas këtyre kamionëve të mëdhenj të ngarkuar me mjete ushtarake qëndrojnë vetura të KFOR-it.

Moneytizer Paragrafi 4

KFOR nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këto pajisje luftarake.

Shtete anëtarë të NATO-s, që nga sulmi terrorist në Banjskë, kanë shtuar prezencën e tyre në Kosovë.

Edhe krerët institucionalë kanë bërë të ditur se autoritetet e sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in po mbikëqyrin zonën e veriut. /Insajderi.org/