Megjithëse Kanye West është parë nën shoqërinë e modeles 22-vjeçare, Vinetria, reperi ende thuhet se nuk e ka harruar ish gruan e tij, Kim Kardashian.
Burime për revistën Ok janë shprehur se reperi nuk e pranon dot faktin se Kim e ka bërë kaq publike lidhjen me Pete Davidson.
Edhe pse milionerja dorëzoi dokumentet për divorc në shkurt të këtij viti, Kanye ende beson se mund të rikthehen së bashku. Miqtë e West duan që ai të qetësohet, të vazhdojë dhe të harrojë Kim, por për të nuk është e lehtë.
Një ditë më parë, Kardashian dhe Pete konfirmuan thashethemet se janë bashkë duke bërë dhe daljen e parë publike si çift. Ata u panë të kapur për dore në Palm Springs, Kaliforni