Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kapet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka dhënë informacion shtesë lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku është arrestuar i dyshuari kryesor.
I arrestuari është 40-vjeçari B.H.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se pas veprimeve intensive operative-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Në operacionin për kapjen e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë K-9 me qen të trajnuar për kërkim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia ka theksuar se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë me intensitet të lartë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]