Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kaplohet nga zjarri bodrumi i objektit të ish-“Rilindjes”

nga Revista Kosovarja

Një zjarr ka kapluar bodrumin e ish-objektit të “Rilindjes”, derisa në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit.

Drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka thënë se ekipet janë duke tentuar ta shuajnë zjarrin.

“Jemi me ekipe të mobilizuara për ta fikur zjarrin. Bëhet fjalë për bodrumin e ish-objektit të ‘Rilindjes’”, tha ai në një prononcim për Telegrafin.

“Njëri nga bodrumet ka marrë zjarr, kushtet e intervenimet janë shumë të vështira, pasi janë hapësira që nuk na lejojnë të afrohen”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ekipi i zjarrfikësve është duke intervenuar që ta shuaj zjarrin, pasi është shumë i hovshëm – por që fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale”.

“Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, por që organet kompetente do të nisin hetimet se çfarë mund ta ketë shkaktuar”, përfundoi Shkodra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]