fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kaq dënohesh nëse kapesh duke pirë duhan në ambientet e mbyllura

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Për personat fizik gjobat janë 50 euro, për personat përgjegjës qoftë institucion apo biznes janë 850 euro dhe për subjekte juridike fillojnë nga 3 mijë euro.

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë vetëm ditën e djeshme kanë shqiptuar 120 masa ndëshkrimore për shkelësit e ligjit të Kontrollit të Duhanit. E kjo iniciativë për shtim të inspektimeve lidhur me zbatimin e këtij ligji erdhi pas urdhrit që dje ka dhënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ndërsa, vetëm vitin e kaluar nga inspektorët e AUV-it janë shqiptuar gjithsej 100 masa ndëshkimore për shkelësit e prijës së duhanit në hapësira të mbyllura.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinasirë, Lamir Thaçi tha se me të marrë urdhrin, të gjithë inspektorët janë dërguar në terren dhe po vazhdojnë inspektimet.

Ai theksoi se inspektimet kanë qenë rigoroze ndaj shkelësve të këtij ligji.

“Agjencia posa ka marrë urdhrin që të ketë inspektime të frekuencë më të shtuar për mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit të duhanit, ne menjëherë kemi dërguar inspektorët në terren dhe këto inspektime kanë qenë tepër rigoroze dhe secili shkelës që është hasur, ai është ndëshkuar dhe vetëm ditën e kaluar ne kemi shqiptuar rreth 120 masa ndëshkimore që janë edhe me proces verbal dhe që janë lëndë që do të shkojnë pastaj edhe në gjykatë… Në vitin e kaluar janë rreth 100 duke përfshirë ato fizike dhe juridike dhe ky numër i gjobave është shqiptuar në kohën kur ne kemi pas të angazhuar inspektorët që kanë mbikëqyrë masat anti-COVID dhe ata duke shikuar zbatimin e masave anti-COVID, në të njëjtën kohë kanë shikuar edhe zbatimin e ligjit të duhanit. Dhe shumë prej këtyre janë regjistruar si dy shkelje dhe pastaj është dhënë një gjobë unike“, u shpreh ai, raporton express.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi theksoi se si institucion mbikëqyrës kanë mungesë së trupave inspektuese. Prandaj, ai bëri thirrje që edhe institucionet tjera t’i ndihmojnë në zbatimin e ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Thaçi theksoi se aktualisht kanë 48 inspektorë që janë duke zhvilluar këto inspektime.

“Numri i inspektorëve është i vogël dhe ne është një kohë e gjatë që proklamojmë këtë gjë edhe në raport me numrin e bizneseve por edhe në raport me kompleksitetin e punës që ushtron asgjencia, sigurisht që kapacitetet janë të mangëta, por me këto që kemi gjithmonë, çdo urdhër që vjen nga titullari i institucionit, ai është i zbatueshëm dhe ne si Agjenci në ditën që ka dhënë ministri urdhrin, menjëherë kemi dërguar inspektorë dhe ne i ftojmë edhe institucionet tjera dhe të gjitha institucionet që kanë obligime me mandat ligjor që të mbikëqyrin në fushat e tyre, të fillojnë punën, që të kemi një mbikëqyrje të gjithëmbarshme. Mbi të gjitha është vetë vullneti, kultura e qytetarëve që duhet të ndryshoj sepse është një ligj në të mirë të jetës së qytetarëve dhe secili duhet t’i thërras vetëdijes që ne të bëhemi zbatues të ligjit”, u shpreh Thaçi.

Teksa ka treguar shumat e gjobave për të gjithë ata që shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit, Thaçi u shpreh se vërejtjet kryesore në sektorin e gastronomisë është për ndarjet e hapësirave të hapura dhe të mbyllura.

“Për personat fizik gjobat janë 50 euro, për personat përgjegjës qoftë institucion apo biznes janë 850 euro dhe për subjekte juridike fillojnë nga 3 mijë euro…Ndarjet që janë bërë në bazë të masave të hapësirave të mbyllura dhe të hapura është pikërisht ligji i Duhanit ai që e përcakton saktë dhe qartë çka konsideron hapësirë e hapur dhe e mbyllur. Ndër vërejtjet e shumta që inspektorati dhe ndëshkimet që kanë bërë janë pikërisht anekset që i kanë ndërtuar kafiteritë si lloj tarrace por që i kanë mbyllur qoftë me xham apo me qese plastike e që të dyja janë të ndaluara sepse ligji e përcakton saktë se një hapësirë konsiderohet e hapur nëse 70% e saj është e hapur dhe çdo material që një hapësirë kufizohet konsiderohet e mbyllur”, theksoi ai.

Në vitin 2013 ka hyrë në fuqi ligji për Duhanin, por që ky ligj vazhdimisht nuk ka gjetur zbatueshmëri.


Etiketa: DenimiCigaret

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

24-vjet nga masakra e Belegut të Deçanit

24 minuta më parë
Aktuale

Mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

40 minuta më parë
Aktuale

Tomë Gashi: Kurgjo s’ngojke Hashim Thaçi, me m’pas ngu s’kish qenë atje

10 orë më parë
Aktuale

Momenti shokues kur 28-vjeçarja hyn në shkollë dhe vret 6 veta

10 orë më parë
Aktuale

Kosova – Andorra, mbyllet pjesa e parë

11 orë më parë
Aktuale

Xhaka: Nuk ishte vendim i lehtë për mua të shkoja në Serbi

12 orë më parë
Postimi tjetër

E shkarkuan Kurti e Osmani, Rama e emëron Vlora Hysenin në krye të inteligjencës shqiptare

Çfarë fitoi Vedati nga eksperienca në “Big Brother Vip Kosova”

Çka fitoi Xhuli në “Big Brother VIP Kosova”?

TË FUNDIT

24-vjet nga masakra e Belegut të Deçanit

24 minuta më parë

4 vjet më parë në Beleg të Deçanit, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 49 shqiptarë. Nga kjo masakër deri...

Mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

40 minuta më parë

Në Kosovë sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell. Në njoftimin...

Nëse i hani vezët në këtë mënyrë, mos e bëni më asnjëherë

55 minuta më parë

Të gjithë e dinë se vezët përmbajnë salmonelë, një bakter i rrezikshëm që neutralizohet vetëm kur i gatuajmë mirë. Por...

Ky është ushtrimi që ul oreksin

1 orë më parë

Është diçka që shumë njerëz nuk e dinë, megjithatë lidhja mes stërvitjes dhe oreksit është e rëndësishme dhe jo e...

Bajame dhe hurma Arabie, formula perfekte për gjumë të qetë

6 orë më parë

Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni....

Tre shenjat më të pamëshirshme të zodiakut

8 orë më parë

Peshorja Peshorja dhe sharmi i tyre shkojnë dorë për dore. Por kini kujdes që kjo shenjë e zodiakut ju manipulon,...

MË TË LEXUARAT

Mjekja zbulon trukun që ndalon lemzën

Distria Krasniqi kalon në finale, i siguron Kosovës medalje

E dini pse patatet duhen ruajtur gjithmonë në frigorifer

7 këshilla për mposhtjen e etjes kur jeni agjërueshem

Agjërues, shmangni ekspozimet në diell – konsumoni lëngje në mbrëmje

Shoferit të Rihannas ia vjedhin veturën

Bora Zemani e nis ditën me këto poza provokuese nga shtrati

Reagon ashpër Sabiani pasi Lorenci pranoj se ka pasur lidhje me Keisin

Kusari-Lila: Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën, atëherë kur është diskutuar për shkëmbim territorial

Arbana reagoi për vrasjen në Top Channel, por ky detaj e merr më shumë vëmendjen

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist