22 mijë marka ka qenë shuma që më së shumti është paguar para luftës në një dasmë Afrim Muçiqi.
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Afrim Muçiqi, në emisionin ”Libero me Resul Sinanin”, nuk ka hezituar të flasë për shifrën më të madhe që ka marrë në një dasmë, e cila ka qenë bakshish.
Ai thotë se pas asaj dasme, nuk ka fituar më aq para.
“Para luftës, 22 mijë marka i kam marrë bakshish dhe pas asaj date nuk ka shuma të tilla, sepse nuk është atmosfera që ka qenë, jo vetëm unë por i gjithë bendi. Kurse më së shumti 400 euro brenda natës kam lënë bakshish“, u përgjigj Muçiqi në “LIBERO”.