Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kaq para ka shpenzuar Tolgahan për ti bërë një super dhuratë Almedës

nga Revista Kosovarja

Aktori turk Tolgahan Sayisman është shumë i njohur në vendin tonë jo vetëm për rolet e tij në seriale, por edhe martesën me bukuroshe turke, Almeda Abazi.

Mbi artikull

Çifti janë shumë të lumtur në martesën e tyre dhe janë prindër të një djali me emrin Efehan. Së fundmi Tolga ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke për blerjen e tij më të re. Sipas portaleve turke, aktori ka shpenzuar 3 milion lira turke për dy makina.

Tolga ka blerë modelin e fundit të një makine xhip, që kushton 1 milion e 700 mijë lira turke dhe i ka bërë dhuratë të njëjtin model makine edhe Almedës. Makina e re e Almedës kushton 1 milion e 300 mijë lira turke dhe në targa mban inicialet e emrave të tyre ETA (Efehan, Tolgahan, Almeda).

Almeda dhe Tolgahan u martuan në vitin 2017 dhe u bënë prindër vitin e kaluar. Pas martesës, Tolgahan bleu një vilë me pishinë në Bejkoz për 8 milion lira turke.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]