Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kaq të rinjë prindërit e Taynes, sikur t’i kishte vëlla e motër

nga Revista Kosovarja

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Më të rralla janë imazhet familjare, por ndodh që në ditët e veçanta për të si kjo e sotmja, të publikojë ndonjë fotografi me anëtarët e familjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Së fundmi, reperja nga Prizreni ndau me ndjekësit në InstaStory një fotografi të saj bashkë me prindërit.

Familja kishin dalë së bashku për të festuar ditëlindjen e të zotit të shtëpisë, teksa në mbishkrimin e fotografisë, Tayna nuk i kurseu urimet e përzemërta për babanë e saj.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që të kam. Të duam”, ka shkruar 23-vjeçarja në InstaStory.

Përndryshe, Tayna është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Bass”, që është pritur mirë nga fansat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]