fbpx

Katër gabime që i bëni çdo herë që e hiqni grimin

nga Revista Kosovarja

Heqja e gabuar e grimit mund ta bëj fytyrën tuaj të duket më e vjetër

Mund të keni zotëruar një teknikë kozmetike që bën të dukeni me ngjyra të ndezura dhe rinore.

Keni gjetur losionin e preferuar kundër plakjes dhe kremin për sy.

Sigurisht që keni vendosur krem për diell.

Gjithçka duket në rregull deri tani.

Por, diçka që mund të mos e keni kuptuar është që heqja e gabuar e grimit mund ta bëj fytyrën tuaj të duket më e vjetër, transmeton Telegrafi.

Andrew Sotomayor, grimere famshme, thotë se këto janë gabimet më të mëdha që i bëni çdo herë që e hiqni grimin:

Nuk e pastroni tërë grimin

Gjatë ditës fytyra është e ekspozuar ndaj shumë ndotësve, siç është tymi i makinave dhe pluhuri që e prishin kolagjenin në fytyrë.

Rrezatimet e lira kapen për kozmetikë, shpjegon Sotomayor, prandaj është e rëndësishme të pastrojmë të gjithë kozmetiken nga lëkura para gjumit për të parandaluar rrudhat.

Nuk e ndërroni peshqirin e fytyrës me rregull

Sigurohuni të ndërroni peshqirin çdo ditë në mënyrë që të shmangni papastërtitë, mikrobet dhe rrudhat.

I fërkoni sytë me ashpërsi

Qerpikët natyrisht janë përkufizimi i syve dhe kur janë më të gjatë bëjnë që vajzat të duken më të reja.

Mirëpo, fërkimi i ashpër i syve kur e pastrojmë bojën e qerpikëve, shkakton dëmtimin dhe rënien e tyre, thotë Sotomayor.

Për të pastruar grimin e syve përdorni pambuk dhe vaj për kozmetikë.

Përdorni letra (faculeta) për çdo gjë

Letrat nuk e pastrojnë fare grimin, në fakt ato heqin vetëm grimin sipërfaqësor, por asnjëherë në tërësi.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]