Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Katër mënyra për ta ushtruar trurin të jetë më i përqendruar

nga Revista Kosovarja

Një telefonatë apo e-mail mjafton t’ju shpërqendroj nga puna që ishit duke e bërë. Çdo njëri nga ne ka probleme në jetën e përditshme për të qëndruar të përqendruar

Mbi artikull

Përqendrimi është shumë i rëndësishëm në punën që e bëjmë, prandaj është e rëndësishme ta ushtrojmë trurin të qëndroj më i fokusuar.

Mos bëni disa punë njëkohësisht
Njerëzit kanë tendenca të kërcejnë nga një detyrë në tjetrën, gjë që e heq fokusin nga njëra punë në tjetrën. Sidoqoftë, bërja e disa detyrave apo punëve përnjëherë, i bën njerëzit më pak produktivë, më pak efiçientë si dhe më të lodhur. Prandaj, shmangni këtë gjë për të qëndruar më të fokusuar në punën aktuale.

Ndiqni një rutinë
Është e rekomandueshme të përgatitni një rutinë dhe ta ndiqni çdo ditë, pasi që kjo e ndihmon mendjen të qëndroj produktive çdo ditë. Veç kësaj, rutina e përgatit dhe trajnon trurin për ta marrë një detyrë tjetër, pasi ta ketë kompletuar njërën.

Moneytizer Paragrafi 4

Shmangni përqendrimet
Duhet të dini se cilat gjëra janë duke ju shpërqendruar, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund ta dini si t’i shmangni ato.

Rrjetet sociale, email-at, celularët dhe zhurmat e ndryshme janë disa nga shpërqendrimet më të zakonshme në vend të punës.

Ushtrime për trurin
Meditimi liron endorfine, i rrit nivelet e serotinës si dhe krijon hapësirë për gjenerimin e ideve të reja.

Nëse praktikoni meditim për vetëm 15 minuta, kjo do t’jua rritë produktivitetin dhe përqendrimin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]