Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Katër persona të plagosur në Lupç të Podujevës, polica jep detaje

nga Revista Kosovarja

Katër persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në Lupç të Podujevës.

Mbi artikull

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se tre prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një nga arma e ftoftë (thikë).

Moneytizer Paragrafi 4

“Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë./Insajderin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]