Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry ka publikuar ditën e sotme videoklipin e ri me titull “Daisies”.
Katy është në pritje të ëmbël dhe gjatë kësaj kohe nuk është treguar aspak diskrete. Ajo ka xhiruar klipin e ri në natyrë, në një distancë të sigurtë, për shkak të pandemisë ndaj Covid-19.
Në një pjesë tjetër të klipit, Katy zhvishet komplet dhe futet për t’u larë teksa këndon “Daisies”, një këngë që përshkruhet si një thirrje për të qëndruar vetvetja, pavarësisht çfarë mendojnë të tjerët.
Katy është duke pritur një vajzë me aktorin Orlando Bloom.
Lajmin e shtatzënisë këngëtarja 35-vjeçare e dha në mars përmes këngës “Never worn white”.