Ëmbëlsirat me mollë bëjnë pjesë në ëmbëlsirat klasike absolutisht më të ëmbla. Mos e lini pa e provuar edhe këtë variant.
Përbërësit:
3 mollë
150 gr gjalpë
100 gr sheqer
1 sheqer vanilje
një fije kripë
2 vezë
8 lugë gjelle qumësht
1 puding vanilje
250 gr miell
3 lugëza pluhur pjekurinash
Furrën ngroheni në 180 gradë. Mollët qërojini, largojuni bërthamat dhe pritini në kubikë të madhësisë së njëjtë. Gjalpën e mbajtur në ambient dhome miksojeni me sheqerin, sheqer vaniljen dhe kripën derisa të fitoni një masë kremoze. Më pas shtoni vezët dhe qumështin. Në një enë tjetër bashkoni pudingun, miellin dhe pluhurin për pjekurina e më pas shtoni tek masa me gjalpë. Në fund shtoni edhe mollët. Tavën ku do të piqet ëmbëlsira lyejeni me yndyrë dhe aty zbrazeni brumin e fituar. Ëmbëlsira piqet për afro 45 minuta. Sipas dëshirës, para servimit mund ta spërkasni me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë.
