Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kek me qumësht të nxehtë

nga Revista Kosovarja

Shijojeni këtë ëmbëlsirë të vjetër, që nuk na mërzitet kurrë!

Mbi artikull

Përbërësit

4 vezë
2 filxhanë të vegjël sheqer
ekstrakt vanilje
2 filxhanë të vegjël miell
2 lugëza pluhur pjekurinash
1 filxhan qumësht
150 gr gjalpë

Në një enë të thellë miksojini vezët me shpejtësi maksimale. Pastaj shtoni sheqerin dhe vazhdojeni miksimin derisa të fitoni një masë kremoze.

Moneytizer Paragrafi 4

Shtoni edhe ekstraktin e vaniljes e në fund edhe miellin e pluhurin për pjekurina. Në një enë tjetër shkrijeni gjalpën bashkë me qumështin.

Qumështin pastaj shtojeni tek masa e përgatitur me vezë e miell. Miksojini mirë të gjitha derisa të fitoni një masë homogjene e këtë zbrazeni në tavën e lyer me yndyrë. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 30-35 minuta.

Lëreni të ftohet e pastaj shërbejeni. Ju bëftë mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]