KOHA E PËRGATITJES: 20 MIN. KOHA E PJEKJES: 30 MIN.
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 22/24 CM:
125 g mjedra të freskëta
200 g çokollatë e zezë (të ketë më pak se 50 % kakao)
125 g gjalpë
3 kokrra vezë
100 g miell
100 g sheqer
një majë thike kripë
PËRGATITJA:
Ndezim paraprakisht furrën në
temperaturën 180° C.
1.Çokollatën e grirë në thërrime të vogla, e vëmë në një tenxhere të vogël bashkë me gjalpin e prerë në kubikë dhe kripën. E ngrohim tenxheren në zjarr të ulët, duke i përzier vazhdimisht përbërësit, derisa të shohim që çokollata është tretur plotësisht. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
2.Te çokollata e ftohtë, shtojmë të verdhat e vezëve një nga një, miellin me sitë dhe sheqerin.
3.Me rrahësen elektrike të vezëve, bëjmë marengë të bardhat e vezëve dhe i shtojmë me kujdes te tasi ku kemi kremin me çokollatë. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell, shpërndajmë mjedrat në sipërfaqe të brumit dhe e vëmë të piqet për rreth 30 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.