Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë FJALA, në emisionin “Pressing” të T7 ka thënë se deri në vitet e 90’ta, homoseksualizmi është konsideruar sëmundje psiqike.
“Deri në vitet e 90’ta homoseksualizmi është cilësuar sëmundje psiqike, tash konsiderohet si ndryshim gjenetik, dmth këta lindin të tillë. Se në momentin që i thu dikujt ke lind i tillë, shfajësohet. Nuk ka të bëjë me lindje kjo”, tha Kelmendi.
Kjo deklaratë e Kelmendit ka nxitur reagimet e gazetarëve Vullnet Krasniqi dhe Miranda Shala, të cilët kërkuan nga ai që ta tërheq fjalën “sëmundje”.