Kush më shumë se Compania, me firmën “Kelmendi GmbH” janë promotor të suksesshëm të prodhimeve të shumta nga Kosova duke i ofruar në tregun ndërkombëtar në shumë e shumë shtete anë e mbanë botës.
Prezenca e tyre në panairin më të madh në botë të prodhimeve ushqimore që po mbahet këto ditë në Dubai, është dëshmia më e mirë e një përfaqësimi dinjitoz gjë që na bën të gjithëve të ndihemi krenarë.
Krenar ndjehet edhe z. Valdet Kelmendi, i cili me këtë rast thotë , se në këtë panair përfaqësuesit e kompanisë tonë po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencial me qëllim të krijimit të kontakteve të bashkëpunimit.
Vlen të përmendet – shton ai – se Compania ‘ Kelmendi GmBH ‘ po merr pjesë në Panairin më të madh në botè të ushqimeve ‘ Gulfood 2024’
Edhe kësaj radhe vlen të veçohet pjesëmarrja e jashtzakonishme nga mbarë bota , kompani të njohura nga shtete të ndryshme , thotë z. Kelmendi .
Ju kujtojmë , Compania “ Kelmendi GmBH përveç produkteve të veta prezanton edhe produkte tjera shqiptare, dhe njëherit vlen të ceket se është
kompania e parë që bën transportin e produkteve shqiptare në Europë. / Kosovarja