fbpx

Kemi dasmë, ky është çifti i “BBVIP” që do të “martohet” nesër

nga Revista Kosovarja

Një zarf i bardhë i mbërritur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “BBVIP” i ka bërë me dije banorëve se nesër do të kemi dasmë brenda reality show-t, një dasëm që premton mjaft surpriza, si në organizim, ashtu edhe tek të ftuarit specialë që pritet të vijnë.

Zgjedhja e ciftit që do të marohet është lënë në dorën e banorëve, nëpërmjet votimit dhe ata kanë zgjedhur sigurisht Heidin dhe Romeon, të cilët ende nuk është e qartë nëse janë pajtuar apo jo (ose nëse janë cift momentalisht), duke marrë parasysh edhe faktin se Meritoni dhe Ilnisa, cifti tjetër i shtëpisë, u “martuan” njëherë.

Kështu, aktori dhe partnerja e tij, do të shpërndajnë ftesat për banorët (mund edhe të mos ftojnë persona të caktuar nëse nuk duan), do zgjedhin celebruesin dhe shoqëruesit e dasmës dhe gjithcka tjetër, ndërsa njerëzit po shpresojnë (nisur nga komentet në rrjetet sociale) se i ftuarit special për të kënduar mund të jetë edhe Elgit Dona, miku i ngushtë i Romeos (duke marrë parasysh edhe një story të tijën që paralajmëronte në një farë forme prezencën në program).

Tashmë na mbetet vetëm të presim dasmën dhe të shohim, nëse kjo do ta forcojë më shumë apo jo historinë e tyre të dashurisë, që ka hasur në jo pak pengesa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]