Sarah Berisha pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e dashurisë që ajo krijoi me PM brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe po vazhdon edhe jashtë saj.
Së fundmi blogerja ka qenë e ftuar në ‘Pardon My French’, dhe teksa u pyet se si po shkon lidhja me PM në distancë dhe për çfarë ata zihen më shpesh, ajo tha: “Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme.”
“Për shembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht”, vazhdoi ajo.
Më tej, tha: “Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time.”
“Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”, përfundoi ajo.