Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Kemi prova’, flet tezja e Daorsës

nga Revista Kosovarja

Tragjedia e humbjes së Daorsa Spahiut ka marrë një kthesë të re pas dëshmisë publike të tezes së saj, e cila ka folur në emisionin “Shqipëria Live”, duke hedhur dritë mbi dinamikat e lidhjes së Daorsës me ish-partnerin e saj.

Mbi artikull

Tezja konfirmoi se Daorsa ishte ndarë nga i dashuri në muajin gusht dhe kishte qëndruar për dy muaj në Gjakovë.

Dëshmia e saj zbulon momentin kur familja kishte ndërhyrë, e alarmuar për gjendjen e vajzës:

“Një ditë gjyshja e Daorsës e ka thirr ish-partnerin dhe i ka thënë që kjo lidhje duhet të shkëputet sepse është shumë toksike.”

Moneytizer Paragrafi 4

Përgjigja e ish-partnerit ishte tejet kërcënuese dhe dramatike, sipas tezes. Ai kishte deklaruar se Daorsa nuk do të ndahej prej tij në asnjë mënyrë:

“Ai i ka thënë që ose gjallë ose vdekur Daorsa prej meje nuk ka me u nda.”

Tezja shprehu indinjatën e saj të thellë për faktin se ish-partneri është në liri dhe theksoi rolin e tij si shtytës kryesor në humbjen e Daorsës: “Nuk e di pse ai është në liri dhe është shtytësi kryesor pse Daorsa nuk jeton më.” Ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të marrë në konsideratë këto fakte tronditëse gjatë hetimit të çështjes. /Prive

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]