Këngëtarët shqiptarë që janë familjarë apo të afërm mes vete
Këta të famshëm shqiptarë mund të kenë personalitetin dhe stilin e vet në skenë, por jashtë saj njihen shumë mirë, mund ta kenë parë njëri-tjetrin duke luajtur në baltë, por edhe duke kënduar apo prezantuar bashkë në koncertet e lagjes.
Ja cilët janë kushërinjtë e skenës shqiptare:
Kushërinjtë Hadërgjonaj dhe Ramosaj
Mamaja e Beatriks dhe Alban Ramosajt është motra e Albërie Hadërgjonajt, mamasë së Anxhelinës, e cila publikoi disa këngë përpara se të nisej për në SHBA, ku këndon dhe po përpiqet të hyjë në industrinë e muzikës.
Kurse Argjentina Ramosaj është vajza e vëllait të Albëries. Kanë qenë mjaft të lidhur dhe në gusht të 2011-ës Anxhelina, Beatriksi dhe Argjentina dhanë bashkë një intervistë dhe pozuan për kopertinën e “Anabel”, dhe u shprehën se kur ishin të vogla, prindërit ua blenin veshjet njësoj që të mos krijoheshin konikte.
Kushërirat Ronela Hajati dhe Evi Reçi
Pak e dinin që Ronela Hajati dhe Evi Reçi janë kushërira. Këtë e zbuloi Ronela, ndërsa promovonte në Instagram këngën e kushërirës së saj tek “Kënga Magjike”.
Përveçse këndon, Evi është gazetare në kohë të plotë dhe punon për “la Repubblica” në Itali, ndërsa Ronela është e bija e një prej ish-drejtuesve më të njohur të TVSH-së, Marash Hajati.
Morena Tarakau dhe Gjiko
Ish-Miss Kosova dhe reperi raportohet se janë kushërinj mes vete.
Këtë e zbuloi vetë Morena, kur e përgëzoi kushëririn e saj për këngën e re duke i shkruar në Instastory: “Bravo kushëri!”.
Xhemi Shehu dhe Ermira Çausholli
Para shumë vitesh, Ermira Çausholli prezantonte “Histori Dashurie” në “Vizion Plus”, ku ftonte çifte të famshëm që tregonin historitë e tyre të dashurisë.
Asokohe u zbulua se Çausholli është kushërirë e parë me moderatoren e famshme të “TopChannel”, Xhemi Shehun. Megjithatë, Çausholli më vonë u tërhoq nga prezantimi.