Faton Isufi, është një ndër këngëtarët më të kërkuar sa i përket muzikës popullore dhe asaj moderne. Ai, është këngëtar i shkolluar, që e ka specialitet muzikën live e që gjithmonë e ndez atmosferën në maksimum.
Faton Isufi është këngëtar dhe instrumentist i njohur nga Gjilani, por i angazhur në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm. Më i kërkuari në mbrëmje muzikore, dasma e ahengje, ka disa këngë e videoklipe.
Fatoni thotë se së shpejti pret që të realizojë edhe shumë projekte të reja, bashkëpunime, koncerte dhe shumëçka tjetër për të qenë edhe më afër publikut që e do.
Këngëtari, po shndërrohet në ikonën e ndejave të gjata e të zjarta, pak muaj më parë ka lansuar edhe videoklipin e këngës “Dua të pi”.