Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtari i njohur dërgohet me urgjencë në spital

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i grupit “Jonas Brothers”, Nick Jonas, ka përfunduar në spital mbrëmjen e ditës së shtunë.

Mbi artikull

Sipas mediave të huaja, ai është lënduar teksa ishte duke xhiruar një spektakël të ri.TMZ shkruan se Nick ishte duke xhiruar kur diçka e papritur ndodhi, por që ishte shumë serioze, pasi ai është transportuar menjëherë me ambulancë për në spital.

Akoma nuk është bërë e ditur se çfarë shkaktoi shtrirjen e këngëtarit në spital.

Megjithatë është bërë me dije se gjendja shëndetësore e këngëtarit dhe aktorit të njohur është e mirë. Burimet kanë treguar mbrëmjen e së dielës se Nick është kthyer sërish në shtëpi dhe do të shfaqet ditën e sotme në spektaklin “The Voice”, ashtu siç ishte planifikuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]