Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtari i njohur pjesë e “BBV3”?

nga Revista Kosovarja

Tiri Gjoci ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të “BBV”. I ftuar ditën e sotme në një intervistë në “Wake Up”, këngëtari u shpreh se është një person që i ka qejf garat dhe ka shumë për të dhënë.

Mbi artikull

“Me thënë të drejtën kam shumë qejf më tepër si eksperiencë. Me thënë të drejtën unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe më duket si një sfidë me veten. Plus jam një tip që e kam shumë qejf garën me thënë të drejtën. Në momentin që futem në garë, këtu ndryshoj dhe luftoj goxha.

E para e punës, besoj se kam goxha për të dhënë. Votoni Tiri Gjocin sepse nuk do ju zhgënjejë kurrë! Kam aspekte të tjera që njerëzit nuk ia kanë apsolutisht idenë. Tirin e njohin si një njeri serioz, që është mendjemadh, nuk e di pse. Në rast se do futem atje, jam e sigurt që do jetë komplet e kundërta,”tha Tiri.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]