Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtari i njohur pjesë e “BBVA”?

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e tij të fundit “Për ty dehem” dhe “Ti shko”, por edhe për jetën personale dhe pritshmëritë për vitin 2026.

Mbi artikull

I pyetur pse qëndron i tërhequr nga daljet televizive, Sardi u shpreh se, pavarësisht se merr shumë ftesa, nuk ndihet mirë me ekspozim të tepërt:

“Krion hatërmbetje nëse shkon diku e diku tjetër jo. Nuk i kam shumë qejf daljet televizive, as kamerat. Dikur pija kafe kudo dhe nuk më njihnin, ndërsa tani kjo pjesë e ekspozimit më bezdis pak. Prandaj intervistat i bëj më të rralla,” – tha ai.

Ndërsa u pyet nëse ndjehet i realizuar, Sardi tregoi se mbetet gjithmonë kritik ndaj vetes:

Moneytizer Paragrafi 4

“Jam natyrë që nuk kënaqem kollaj. Ndihem i kënaqur, por jo plotësisht. Të jem 100% i kënaqur është e vështirë. Ia di mirë vlerat vetes dhe arritjet, por është në natyrën time të kërkoj më shumë.”

Artistit iu drejtua edhe pyetja që shumë ndjekës kanë: a do ta shohim në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, që nis këtë dhjetor?

Sardi nuk dha një përgjigje të prerë, duke e lënë gjithçka pezull:

“Ta lë kështu të hapur… Po më provokonte një shok dhe më tha që kishte dëgjuar disa informacione sikur do jem pjesë e ‘Big Brother’. I thashë që nuk më lejohet ta them, e kemi në kontratë (qesh). E bëj shpesh që i ngacmoj njerëzit. Gjithmonë më pyesin dhe ia lë të hapur. Do e shihni.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/