Artistët shqiptarë po e dëshmojnë talentin e tyre në fushën e artit edhe në arenën ndërkombëtare.
Tregut të muzikës së huaj i shtohen emra me prejardhje shqiptare, e një i tillë është edhe Leonardo Kryeziu.
Leonardo pritet që të garoj në garën e talenteve në Gjermani “The Voice” i cili ka fituar të drejtë që të prezantohet në ‘Blind Audition” në mesin e 140 kandidatëve të tjerë.
Kandidatët të cilët prezantojnë performancën në këtë audicion, rëndom shoqërohen nga miqtë dhe familja e tyre.
Por, Leonardo i cili pritet të shkoj vetëm në ‘Blind Audition’ thotë se është i sigurt që do të ketë pas vetës të gjithë shqiptarët.
Këngëtari i ri tashmë numëron edhe disa projekte muzikore, i fundit është “Make It Right” që gjendjet në platformën e Spotify.
Kujtojmë që Leonardo është i lindur në Salzburg të Austrisë por prindërit e tij janë nga Kosova