Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtari nuk duron, thyen pianon në mes të performances

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Morgan Wallen, është kritikuar ashpër pas një incidenti të vogël në koncertin e tij të fundit, në të cilin muzikanti tronditi audiencën, duke shtyrë pianon e tij për shkak të një mosfunksionimi të pajisjeve në mes të performancës së tij.

Mbi artikull

Një video e momentit të sikletshëm është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar yllin e muzikës duke humbur durimin në skenë në Denver, transmeton Indeksonline.

Ai po performonte këngën “Sand in My Boots” kur me sa duket i është thyer pianoja. Ai përfundoi duke kënduar këngën a cappella, pastaj iu afrua pianos, e shtyu dhe pastaj e përmbysi dhe e theu.

Publiku reagoi me brohoritje, dhe reagimet në mediat sociale ishin gjithashtu të ndara.

Moneytizer Paragrafi 4

Disa u indinjuan nga momenti dramatik. “I panevojshëm dhe joprofesional”, “Të gjithë duhet të kërkojnë rimbursim”, “Çojeni shpejt në kursin e menaxhimit të zemërimit”, shkruan disa.

https://x.com/i/status/2060882256995004544

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]