Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtari simpatik nga Prishtina tregon se është prekur nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Një tjetër emër i njohur doli pozitiv në testin për koronavirus.

Mbi artikull

Këngëtari Art Abazi ka njoftuar përmes rrjetit social Instagram se ka dalë pozitiv me koronavirus.

Ai tha se pas disa problemeve shëndetësore ka qëndruar i mbyllur në shtëpi, ndërsa pasi iu nënshtrua testit rezultoi pozitiv.

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv me covid-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për ta mbrojtur veten dhe familjen! shëndet e dashuri për ju! shihemi së shpejti, Arti”, ka shkruar këngëtari.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]